foto/Ish-drejtori i Departamentit të Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare i landit gjerman të Hesenit, dr. Michael Borchmann

foto/Ish-drejtori i Departamentit të Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare i landit gjerman të Hesenit, dr. Michael Borchmann

Të martën kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi, duke mos marrë parasysh kundërshtimin e fortë dhe pakënaqësinë serioze të Kinës, vizitoi rajonin e Tajvanit. Ky veprim ka shkelur seriozisht parimin e “Një Kine”dhe sovranitetin e Kinës. Ai ishte një provokim politik i jashtëzakonshëm, duke u kundërshtuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar. Ish-drejtori i Departamentit të Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare i landit gjerman të Hesenit dhe konsulent i lartë i Qendrës së Promovimit të Investimeve Ndërkombëtare të Kinës (Gjermani), dr. Michael Borchmann, profesori italian i politikave ekonomike ndërkombëtare Fabio Massimo Parenti dhe ekonomisti e eksperti i tregtisë dhe investimeve nga Ukraina Oleksandr Serdechnyi u shprehën në intervistat për Grupin Mediatik të Kinës se sjellja e qëllimshme e Pelosit shkeli seriozisht parimin e “Një Kine” e tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane, ishte një shkelje keqdashëse e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kinës dhe dëmtoi seriozisht rendin ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë intervistës, dr. Michael Borchmann tha se gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” kishte raportuar se Pelosi, edhe brenda Partisë Demokratike të ShBA-së, “konsiderohet si një kërpudhë helmuese që mbiu papritur nga toka e lagësht e pyllit”. Ai e krahasoi vizitën e "antikinezes" Pelosi me veprën e dramaturgut zviceran Friedrich Dürrenmatt "Vizita e damës plakë", që ka sjellë rezultate të këqija dhe probleme të pafundme, duke shkaktuar pasiguri për paqen e Azi-Paqësorit.

Ndërsa Fabio Massimo Parenti vuri në dukje: "ShBA-ja nuk i mban premtimet e saj dhe nuk respekton konventat ndërkombëtare dhe rregullat e ligjit ndërkombëtar. Konsensusi që Tajvani është pjesë e Kinës ka bazë në ligjin ndërkombëtar, për ShBA-ja e ka shkelur atë me veprimet e saj. ShBA-ja është shkatërruesja më e madhe e stabilitetit botëror dhe kërcënimi më i madh për paqen botërore.”

Oleksandr Serdechnyi tha në intervistë se parimi i “Një Kine” është konsensusi universal i bashkësisë ndërkombëtare dhe një normë bazë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Tajvani është pjesë e patjetërsueshme territoriale e Kinës dhe një shtyllë e rendit ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore. “Unë mendoj se asnjë vend nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe duhet të respektojë sovranitetin e vendeve të tjera,”u shpreh studiuesi ukrainas. (Fang Xiaoyu/Artan)