VCG

VCG

Një fushatë që synon të luftojë tregtinë e paligjshme të kafshëve të egra hetoi rreth 12.000 raste të kafshëve të egra dhe sekuestroi më shumë se 130.000 kafshë dhe bimë nga 15 shkurti deri më 15 maj, sipas Administratës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave. Fushata, e cila u nis nga administrata dhe 10 autoritete të tjera, shkatërroi 719 banda kriminale, bën të ditur “Xinhua”.

VCG

VCG

Gjatë fushatës u konfiskuan gjithashtu mbi 56 milionë juanë (rreth 8.3 milionë dollarë amerikanë) fitime të paligjshme dhe u vendosën gjoba me vlerë më shumë se 100 milionë juanë.

Për hapin tjetër, Kina do të përmirësojë më tej mekanizmin e saj të zbatimit të ligjit dhe do të vazhdojë të promovojë aktivitetet e publicitetit dhe edukimit për të ndihmuar në goditjen e tregtisë së paligjshme të kafshëve të egra, bëri të ditur administrata. (Elona)

VCG

VCG