Prej kohësh, ShBA-ja ka kryer infiltrim politik ndaj Kinës. Më parë, pala amerikane ka bërë kritika lidhur me çështjet e Tibetit dhe të Hong-Kongut, ndërsa më pas është përpjekur ta pengojë Kinën duke shfrytëzuar çështjen e Xinjiang-ut. Tani, me vizitën e Pelosit në Tajvan, ka provokuar forcat separatiste të "pavarësisë së Tajvanit". Nga këto veprime, mund të shohim qartë që ShBA-ja është e fiksuar pas ndërhyrjes në punët e brendshme të Kinës, thotë Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një koment të tij.

Sipas statistikave të shkrimtarit, historianit dhe komentatorit diplomatik amerikan William Blum, qysh nga përfundimi i Luftës së 2-të Botërore deri në “revolucionin me ngjyrë” në Ukrainë, ShBA-ja ka përmbysur ose është përpjekur të përmbysë së paku 57 qeveri të huaja.

Kush bën të këqija, do të dëmtojë në fund edhe veten. ShBA-ja ka bërë shumë infiltrime politike ndaj të tjerëve dhe me siguri do të hajë frytet e hidhura të këtyre veprimeve të veta, thuhet në komentin e CMG-së.