Administrata Meteorologjike e Kinës njoftoi të mërkurën se gjatë muajit korrik, Kina regjistroi më pak reshje shiu dhe temperatura më të larta. Reshjet mesatare në korrik ishin 96.6 milimetra, 20.6 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të viteve normale, citon “Xinhua” të dhënat e administratës.

Në korrik, temperatura mesatare kombëtare ishte 23.2 gradë celsius, 1 gradë më e lartë në të njëjtën periudhë të viteve normale dhe shënoi korrikun e dytë më të nxehtë që nga viti 1961.

Vendi pati 5.6 ditë me temperaturën më të lartë, që arriti ose kaloi 35 gradë celsius brenda ditës muajin e kaluar, dy ditë më shumë se e njëjta periudhë e viteve normale.

Alarmi i kuq për temperaturat e larta u rrit me 753 për qind nga viti në vit në korrik. (Elona)