VCG

VCG

Vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi, në rajonin e Tajvanit nuk ka të bëjë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut, por është një çështje që lidhet me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës, u shpreh të mërkurën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying.

Duke folur në një konferencë për shtypin, Hua vuri në dukje se "lëvizja provokuese" e Pelosit është thjesht për përfitime politike vetjake, duke e quajtur atë "një farsë të shëmtuar politike".

Pelosi mbyll sytë për problemet e ndërlikuara në ShBA dhe nuk interesohet për jetesën dhe mirëqenien e popullit amerikan, por vazhdon të japë shfaqje, gjë që ekspozon plotësisht qëllimin dashakeq të ShBA-së për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera, për të minuar stabilitetin e Kinës dhe për të frenuar zhvillimin e Kinës nën petkun e të drejtave të njeriut.

Zëdhënësja theksoi se kundërmasat që do të marrë Kina në përgjigje të vizitës, do të jenë "të vendosura, të forta dhe të efektshme".