Foto: Visual People

Foto: Visual People

Autoritetet kineze lëshuan të hënën një qarkore që synon diskriminimin në vendin e punës ndaj punonjësve ose punëkërkuesve për shkak të historisë së tyre të mëparshme të infeksionit Covid-19, bën të ditur “Xinhua”.

Punëdhënësit dhe agjencitë e shërbimit të burimeve njerëzore janë rreptësisht të ndaluar të refuzojnë të rekrutojnë njerëz që janë shëruar nga Covid-19 me arsyetimin se dikur kanë rezultuar pozitivë për virusin, sipas qarkores së lëshuar së bashku nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore dhe Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Diskriminimi ndaj personave që janë shëruar nga Covid-19 kur janë në procesin e orientimit në punë ose në vendin e punës duhet të ndalohet.

Punëdhënësit gjithashtu ndalohen rreptësisht të pushojnë në mënyrë të paligjshme ata që janë shëruar nga Covid, sipas qarkores.

Për të mbrojtur të drejtat e barabarta të punësimit të personave që janë shëruar nga Covid, qarkorja thoshte se asnjë organizatë apo individ nuk do të pyesë në mënyrë të paligjshme për rezultatet e testit të acidit nukleik, përveçse për të përmbushur nevojat e punës për parandalimin dhe kontrollin e Covid.

Qarkorja gjithashtu ndalon punëdhënësit të nxjerrin informacione për rekrutim që diskriminojnë njerëzit që kanë rezultuar pozitivë për Covid-19. (Elona)