Foto: VCG

Foto: VCG

Ekonomia e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut u përmirësua në tremujorin e dytë me produktin e brendshëm bruto (PBB) që u rrit me 0.9 për qind në terma realë krahasuar me tre muajt e parë, treguan vlerësimet paraprake zyrtare të hënën.

Eksportet e shërbimeve u rritën me 1.8 për qind në terma realë në tremujorin e dytë 2022 krahasuar me një vit më parë, kundrejt rënies prej 2.9 për qind në periudhën janar-mars, sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Regjistrimit dhe Statistikave, citon “Xinhua”.

Me përmirësimin e situatës epidemike lokale dhe lehtësimin e masave të distancimit social pati një ringjallje në aktivitetet lokale.

Aktivitetet ekonomike të Hong Kongut ka të ngjarë të tregojnë ringjallje të mëtejshme në pjesën tjetër të vitit, por shkalla do të varet nga mënyra se si evoluon epidemia lokale dhe se si kushtet financiare ndikojnë në fuqinë dhe shpenzimet e konsumatorëve.

Shifrat e rishikuara mbi PBB-në për tremujorin e dytë 2022, si dhe parashikimi i rishikuar i PBB-së për vitin 2022, do të publikohen më 12 gusht. (Elona)