Stërvitja në korrik/ Ministria kineze e Mbrojtjes

Stërvitja në korrik/ Ministria kineze e Mbrojtjes

Sipas agjencisë së lajmeve “Xinhua”, duke filluar nga mbrëmja e 2 gushtit, Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës do të kryejë një sërë operacionesh të përbashkëta ushtarake rreth ishullit të Tajvanit, do të zhvillojë manovra të përbashkëta ajrore e detare në ujërat dhe hapësirën ajrore në veri, në jugperëndim dhe në juglindje të ishullit, do të kryejë goditje me municion nga largësia në ngushticën e Tajvanit, si edhe do të organizojë prova të lëshimit të raketave konvencionale në ujërat lindore të ishullit të Tajvanit. Ky veprim është një përgjigje solemne kundër përshkallëzimit të fundit të veprimeve negative të Shteteve të Bashkuara për çështjen e Tajvanit dhe një paralajmërim serioz për forcat separatist të "pavarësisë së Tajvanit".