Foto: VCG

Foto: VCG

Në Kinë janë zhvilluar veprimtari të ndryshme për të festuar 1 Gushtin, Ditën e Ushtrisë, që shënon themelimin e Ushtrisë Çlirimtare Popullore në vitin 1927.

Sivjet është edhe 95-vjetori i themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore.

Presidenti kinez Xi Jinping u dorëzoi të mërkurën Medaljen "1 Gushti" tre ushtarakëve dhe i dha flamurin e nderit një batalioni ushtarak për shërbimin e tyre të jashtëzakonshëm.

Medalja "1 Gushti" i jepet personelit ushtarak që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, sigurisë e interesave të zhvillimit, si edhe për nxitjen e modernizimit të mbrojtjes kombëtare dhe të forcave të armatosura.

Me rastin e përvjetorit, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Kinës dha të dielën një pritje në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin, ku mori pjesë edhe Xi Jinping-u, që është gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak.

Në vitin 1927, Partia Komuniste e Kinës themeloi paraardhësen e Ushtrisë Çlirimtare Popullore, në kushtet e "terrorit të bardhë" të Kuomintang-ut, gjatë të cilit u vranë mijëra komunistë dhe simpatizantë të tyre.

Kina synon të kryejë në thelb modernizimin e mbrojtjes kombëtare dhe të forcave të armatosura popullore deri në vitin 2035 dhe t'i kthejë ato në forca të klasit botëror deri në mesin e shekullit të 21-të.