Foto: VCG

Foto: VCG

Sektori financiar gjithëpërfshirës i Kinës ruajti rritjen e shpejtë të kredisë nga fundi i qershorit 2021 deri në fund të qershorit 2022, ndërsa vendi rriti mbështetjen e kredisë për ekonominë reale, tregoi një raport i Bankës Qendrore, bën të ditur “Xinhua”.

Huat e papaguara për qëllime financimi gjithëpërfshirëse arritën në 29.91 trilionë juanë (rreth 4.43 trilionë dollarë amerikanë) deri në fund të qershorit, duke u rritur 20.8 për qind nga një vit më parë, njoftoi Banka Popullore e Kinës.

Në gjysmën e parë të vitit, kreditë financiare gjithëpërfshirëse të papaguara u rritën me 3.41 trilionë juanë.

Teprica e kredive të vogla dhe mikro u rrit me 23.8 për qind nga fundi i qershorit 2021 deri në fund të qershorit 2022, tregoi raporti. (Irma)