Foto:VCG

Foto:VCG

Të shtunën përfundoi në Haikou të provincës Hainan Ekspozita e 2-të Ndërkombëtare e Mallrave të Konsumit e Kinës (CICPE).

Sipas të dhënave nga organizatorët, ekspozita e sivjetshme ka tërhequr mbi 280 mijë vizitorë dhe 2800 marka të 1955 kompanive nga 61 vende e rajone të botës.

Si e para e këtij lloji në Kinë, Ekspozita Ndërkombëtare e Mallrave të Konsumit, e cila filloi vitin e kaluar, është bërë një platformë e re për të treguar gatishmërinë e Kinës për të ndarë mundësitë e tregut të saj me botën dhe për të ndihmuar në mëkëmbjen dhe rritjen ekonomike globale.

Sivjet, në ekspozitë pati 104 produkte të reja nga 68 marka të sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë kozmetikën, bizhuteritë, pijet dhe teknologjinë.

Ndërkohë, ekspozita shënon një hap përpara në ndërtimin e portit të tregtisë së lirë të Hainan-it. Kina shpalli një masterplan qershorin e kaluar për ta shndërruar këtë provincë ishullore në një port të tregtisë së lirë me ndikim global dhe të nivelit të lartë deri në mesin e këtij shekulli.

Hainan-i ka zbatuar një varg politikash preferenciale, si hyrja pa viza, blerjet pa taksa doganore për vizitorët që largohen nga ishulli, por jo nga vendi, dhe përjashtimi nga taksat i një liste mallrash importi, duke ofruar një platformë të mirë për hyrjen e markave të huaja në tregun kinez. (Jiang Lei)