Foto: VCG

Foto: VCG

Prodhuesit kryesorë të qumështit në Kinë regjistruan rritje të prodhimit në gjysmën e parë të vitit.

Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit bëri të ditur se në periudhën janar-qershor, prodhuesit kryesorë të qumështit regjistruan rritje të prodhimit me 1% nga viti në vit në afro 15.11 milionë tonë, përcjell “Xinhua”.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në qershor, prodhimi i qumështit ishte 2.75 milionë tonë, duke u rritur me 0.3 për qind nga viti në vit.

Prodhuesit kryesorë të qumështit janë kompani me të ardhura vjetore prej më shumë se 20 milionë juanë (rreth 2.97 milionë dollarë amerikanë). (Irma)