Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Arkivi Kombëtar i Publikimeve dhe Kulturës së Kinës, me seli në Pekin, çeli dyert në kryeqytetin kinez.

Në ceremoninë e hapjes, Wang Huning, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, vuri në dukje përgjegjësinë e misionit kulturor të vendit dhe promovimit të mësimit të ndërsjellë midis qytetërimeve, përcjell “Xinhua”.

Wang theksoi funksionet e arkivave kombëtare në koleksione, ekspozita, kërkime dhe komunikim, si dhe rëndësinë e tyre në vazhdimin e kulturës së shkëlqyer tradicionale të Kinës dhe paraqitjen e imazhit të saj kombëtar.

Projekti ka tre degë, në qytetet Xi'an, Hangzhou dhe Guangzhou, ku po ashtu u hapën me ceremoni speiciale. (Irma)