Foto:VCG

Foto:VCG

Kompanitë e financuara nga jashtë në Kinë mbeten optimiste për perspektivat e zhvillimit të Kinës dhe potencialin e tregut, me shumicën dërrmuese të tyre që ruajtën ose zgjeruan biznesin në tremujorin e dytë të vitit, bëhet e ditur në një sondazh të fundit, të cituar nga “Xinhua”.

Rreth 72.5 për qind e mbi 500 sipërmarrjeve të huaja të anketuara ruajtën shkallën e tyre të biznesit në tremujorin e dytë, me 1.5 pikë përqindjeje më shumë se rezultati i anketimit në tremujorin e parë, sipas raportit të publikuar nga Këshilli për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare.

Rreth 18.5 për qind e tyre regjitruan zgjerim të biznesit në Kinë, duke shënuar një rritje prej 2.1 pikë përqindjeje krahasuar me rezultatin e anketës së mëparshme.

Raporti tregoi gjithashtu se kompanitë e huaja mbeten optimiste për perspektivat e tyre të zhvillimit në Kinë, me 11.2 për qind të të anketuarve që raportuan rritje të investimeve në ekonominë e dytë më të madhe në botë në periudhën prill-qershor.

Mbi 40 për qind e ndërmarrjeve të huaja të anketuara bënë të ditur se do të zgjidhnin Chengdu dhe Chongqing të Kinës jugperëndimore si destinacionin kryesor për investime, tregoi raporti. (Irma)