Foto: Visual People

Foto: Visual People

Indeksi i menaxherëve të blerjeve për sektorin joprodhues të Kinës ra në 53.8 në korrik, nga 54.7 në qershor, bëri të ditur Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS), përcjell “Xinhua”.

Një lexim mbi 50 tregon zgjerim, ndërsa një lexim poshtë tij pasqyron tkurrje. Sektori i shërbimeve vijoi të rimëkëmbet në korrik, i nxitur nga politikat pro-rritjes. Nënindeksi për aktivitetet e biznesit në sektor ishte 52.8, duke mbetur në intervalin e rritjes, vuri në dukje statisticieni i lartë i NBS-së, Zhao Qinghe. Rritja e sektorit të ndërtimit u përshpejtua në korrik, me nënindeksin e aktiviteteve të biznesit në këtë sektor në nivelin 59.2, duke u rritur me 2.6 pikë përqindje nga muaji i kaluar.

Të dhënat e së dielës treguan gjithashtu se indeksi i menaxherëve të blerjeve për sektorin e prodhimit arriti në 49 në korrik, duke u ulur nga 50.2 në qershor. (Irma)