Foto: VCG

Foto: VCG

Në komunën veriore kineze të Tianjin u zhvillua një ceremoni për të festuar dorëzimin e avionit të 2000-të të marrë me qira nga Zona e Portit të Tregtisë së Lirë Dongjiang (DFTP), përcjell “Xinhua”.

Avioni i 2000-të i marrë me qira është një aeroplan pasagjerësh ARJ21 i zhvilluar nga kompania shtetërore e avionëve “Commercial Aircraft Corporation of China” (COMAC).

Pas dorëzimit, baza kryesore operative e avionit do të jetë Hohhot, në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore.

DFTP nisi biznesin e qiradhënies së aviacionit në vitin 2009. Tani ajo është zhvilluar në qendrën e dytë më të madhe në botë të qiradhënies së aviacionit, pas Irlandës, për sa i përket vëllimit të përgjithshëm të aseteve. (Irma)