Foto: VCG

Foto: VCG

Çmimet e mishit të derrit në Kinë u ulën në krahasim me një javë më parë nga statistikat e fundit, treguan të dhënat zyrtare, citon “Xinhua”.

Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale bëri të ditur se nga 18-22 korrik, çmimi mesatar i mishit të derrit i monitoruar nga ishte 29.79 juanë (rreth 4.42 dollarë amerikanë) për kg, 2.7 për qind më pak se një javë më parë.

Çmimi ishte 38.4 për qind më i lartë se një vit më parë, duke u ulur me 4.3 pikë përqindje nga një javë më parë.

Furnizimi me mish derri në Kinë në gjysmën e dytë të vitit është i garantuar dhe çmimet nuk do të rriten vazhdimisht, tha Chen Guanghua, zyrtar i ministrisë. (Irma)