Foto: VCG

Foto: VCG

Kina ka bërë përparim të qëndrueshëm në sigurimin e logjistikës së qetë dhe transportit të mallrave gjatë tre muajve të fundit, njoftoi Ministria e Transportit, citon “Xinhua”.

“Rrugët e shpejta, portet dhe rrugët ujore në të gjithë vendin kanë funksionuar pa probleme”, -deklaroi zyrtari i ministrisë Wang Xiuchun, i cili shtoi se numri i kamionëve në autostrada në korrik u rrit me 10.3 për qind që nga 18 prilli. Treguesit kryesorë logjistikë raportuan rritje të qëndrueshme, tha Wang. Që nga korriku, vëllimi i ngarkesave hekurudhore të Kinës, xhiroja e mallrave në portet kryesore dhe vëllimi i biznesit të industrisë postare tejkaluan shifrat e regjistruara në të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Sipas të dhënave të ministrisë, qendrat kryesore të transportit kanë rifilluar prodhimin me kapacitet të plotë, me qarkullimin mesatar ditor të kontejnerëve të Portit të Shangait në 139.800 njësi TEU që nga korriku, duke ruajtur vrullin pozitiv të rritjes. (Irma)