Foto:VCG

Foto:VCG

Yang Dezhi, nënkryetari i bashkisë së Lanzhou, në provincën kineze Gansu, premtoi të sigurojë furnizimin me ushqim për njerëzit, duke mos kursyer asnjë përpjekje për të frenuar përhapjen e Covid-19, bëri të ditur “China Daily”.

Yang tha se autoritetet kanë përforcuar masat për prokurimin e ushqimit, duke përfshirë perime, oriz, miell, drithëra dhe vaj ushqimor dhe ka siguruar furnizimin në kohë të tyre.

“Furnizimet e grurit, vajit ushqimor, perimeve dhe produkteve të ngjashme për jetën e përditshme janë të mjaftueshme dhe çmimet janë të qëndrueshme në qytet”, -tha Yang në një konferencë shtypi në Lanzhou.

Ai gjithashtu premtoi të krijojë një plan të përgjithshëm për të siguruar një kanal të gjelbër për furnizimet emergjente dhe për të siguruar funksionimin efikas të sistemit të furnizimit të qytetit.

Lanzhou raportoi 15 raste të transmetuara në vend të Covid-19 dhe 41 bartës asimptomatikë të mërkurën, duke e mbyllur ditën me gjithsej 462 raste të konfirmuara dhe 1654 transportues asimptomatikë në shpërthimin e fundit. (Irma)