Foto: VCG

Foto: VCG

Kina ka përmirësuar ndjeshëm shërbimet e mjekësisë tradicionale kineze në institucionet e kujdesit shëndetësor të nivelit bazë, me gati 77 për qind të rajoneve të nivelit të qarkut që kanë të paktën një spital TCM, bëri të ditur Administrata Kombëtare e Mjekësisë Tradicionale Kineze, përcjell “China Daily”.

Zhao Wenhua, zyrtar në administratë, tha gjatë një konferencë shtypi se më shumë se 85 për qind e spitaleve të përgjithshme të nivelit të qarkut dhe qendrave mjekësore të komunitetit kanë ngritur departamente TCM që përmbajnë pajisje diagnostikuese TCM.

Sipas Zhao, numri i mjekëve të TCM në qendrat e kujdesit shëndetësor në komunitet dhe klinikat rurale ka arritur në gati 184.000, rreth 27.500 më shumë se në vitin 2015. (Irma)