Foto:VCG

Foto:VCG

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi të premten pasdite një bisedë telefonike me homologun e vet iranian Seyed Ebrahim Raisi.

Në bisedë Xi vuri në dukje që, përballë gjendjes së ndërlikuar ndërkombëtare, Kina dhe Irani kanë forcuar solidaritetin e bashkëpunimin, kanë shtuar interesat e përbashkët dhe kanë mbrojtur të drejtat e interesat e vendeve në zhvillim.

“Kina i trajton marrëdhëniet me Iranin nga një lartësi strategjike dhe është e gatshme që bashkë me palën iraniane të nxitë partneritetin e gjithanshëm strategjik Kinë-Iran të ketë zhvillim të pandërprerë,” theksoi Xi.

Sipas tij, Kina i mbështet gjithmonë vendet e Lindjes së Mesme t’i zgjidhin çështjet e sigurisë rajonale nëpërmjet bashkëpunimit dhe të eksplorojnë rrugët e zhvillimit në mënyrë të pavarur. Gjithashtu, pala kineze është e gatshme të forcojë komunikimin dhe bashkëpunimin me palën iraniane në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Pekini vlerëson mbështetjen aktive të Teheranit për Nismën e Zhvillimit Global e Nismën e Sigurisë Globale dhe është i gatshëm të punojë me palën iraniane për të nxitur zbatimin e nismave përkatëse dhe për të promovuar zhvillimin e rendit ndërkombëtar në një drejtim më të drejtë e më të barabartë.