Foto:VCG

Foto:VCG

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping zhvilloi të premten pasdite një bisedë telefonike me presidentin e Polonisë Andrzej Duda.

Xi vuri në dukje që në fillim të këtij viti, homologu i tij polak shkoi në Pekin për ceremoninë e hapjes të Olimpiadës Dimërore të Pekinit. “Zhvilluam një komunikim miqësor, duke arritur konsensus të rëndësishëm mbi marrëdhëniet dypalëshe,” tha ai.

Më tej presidenti Xi vuri në dukje se Kina i kushton rëndësi të madhe miqësisë tradicionale me Poloninë dhe e konsideron atë si një partnere me përparësi në Europë. Kina është e gatshme të mbajë lidhje të ngushta, të shtojë besimin politik e të vazhdojë ta ngrejë nivelin e partneritetit të gjithanshëm strategjik dypalësh, u shpreh ai.

Xi Jinping theksoi më tej që Kina mirëpret më shumë produkte cilësore polake në tregun kinez dhe inkurajon më shumë ndërmarrje kineze të investojnë në Poloni. Të dy palët duhet të nxisin ndërtimin e tregjeve të shitjes me shumicë të produkteve bujqësore Kinë-EQL, të bëjnë aktivisht përgatitje për veprimtaritë me rastin e 10-vjetorit të bashkëpunimit Kinë-EQL dhe të krijojnë një bazë të fortë për 10-vjetorin e ardhshëm të bashkëpunimit dypalësh. Kina shpreson që Polonia të mbështetë zhvillimin e marrëdhënieve kino-evropiane dhe ruajtjen e situatës së përgjithshme të këtyre marrëdhënieve.

Duda u shpreh nga ana e tij që Polonia i kushton rëndësi të madhe statusit dhe rolit ndërkombëtar të Kinës dhe zhvillimit të marrëdhënieve me Kinën. Polonia është e gatshme që të nxitë bashkë me Kinën arritjen e më shumë rezultateve nga bashkëpunimi dypalësh në tregti, logjistikë e ndërlidhje, dhe mirëpret më shumë investime kineze. Polonia është e gatshme të vazhdojë të nxitë zhvillimin e marrëdhënieve mes vendeve të EQL-së dhe Kinës.