Foto: Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi (majtas) takoi ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në kuadër të një mbledhjeje të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) në kryeqytetin e Uzbekistanit Tashkent, 28 korrik 2022. / Ministria e Jashtme Kineze

Këshilltari i Shtetit e ministër i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov arritën konsensus të enjten për forcimin e komunikimit strategjik dypalësh dhe promovimin e përbashkët të multilateralizmit të vërtetë.

Dy kryediplomatët ndodheshin në kryeqytetin e Uzbekistanit Tashkent për të marrë pjesë në një mbledhje të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh).

Wang tha se forcimi në kohë i komunikimit strategjik ndërmjet të dy palëve do të ndihmonte për të çuar përpara zhvillimin e shëndetshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve kino-ruse dhe për të ndjekur e praktikuar multilateralizmin e vërtetë, si edhe për të nxitur një rend ndërkombëtar më të drejtë dhe të barabartë.

Foto: Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi takoi ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në kuadër të një mbledhjeje të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) në kryeqytetin e Uzbekistanit Tashkent, 28 korrik 2022. / Ministria e Jashtme Kineze

Ai theksoi gjithashtu se Kina është e gatshme të forcojë solidaritetin e bashkëpunimin me Rusinë dhe shtetet e tjera anëtare, për ta bërë Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait një forcë jetike që mbron drejtësinë ndërkombëtare, një faktor stabilizues në ruajtjen e paqes rajonale e botërore dhe një forcë kyçe për rimëkëmbjen globale nga pandemia e COVID-19.

Nga ana e tij, Lavrovi tha se lidhjet dypalëshe i kanë qëndruar provës së ndryshimit të peizazhit ndërkombëtar, duke treguar miqësinë tradicionale dhe besimin e ndërsjellë strategjik midis dy vendeve.

Sipas tij, Rusia është e gatshme të mbajë kontakte të ngushta të nivelit të lartë me Kinën dhe të promovojë bashkëpunimin konkret në fusha të ndryshme.

Duke theksuar se Organizata e Bashkëpunimit të Shangait bashkon vendet kryesore prodhuese e konsumuese të grurit dhe energjisë, të dy palët nënvizuan rolin konstruktiv të kësaj organizate në përballimin e sfidave globale të sigurisë ushqimore dhe energjetike.