VCG

VCG

Kompanitë e internetit të Kinës raportuan rritje të lehtë në të ardhurat e biznesit në gjysmën e parë të vitit, treguan të dhënat nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Nga janari në qershor, të ardhurat e biznesit të firmave të mëdha të internetit dhe shërbimeve të lidhura me to arritën në 717 miliardë juanë (rreth 105.86 miliardë dollarë amerikanë), 0.1 për qind më shumë nga viti në vit, citon “Xinhua” të dhënat e ministrisë.

VCG

VCG

Kostot operative të këtyre kompanive të internetit u rritën 5.4 për qind nga një vit më parë.

Fitimet e sektorit qëndruan në 64.54 miliardë juanë në gjysmën e parë, me një rënie prej 6.2 për qind nga viti në vit, dhe rënia u ngushtua me 8.6 pikë përqindjeje nga ajo për pesë muajt e parë.

Gjatë së njëjtës periudhë, shpenzimet e sektorit të internetit për kërkimin dhe zhvillimin u rritën me 6.4 për qind nga viti në vit në 38.87 miliardë juanë. (Elona)

VCG

VCG