VCG

VCG

Kina do të lehtësojë më tej aksesin e banorëve të fshatit në shërbimet e përditshme si shërbimet e postës dhe telekomit, do të përshpejtojë ndërtimin e rrugëve rurale, trajtimin e ujërave të zeza dhe do të përmirësojë mjedisin e jetesës rurale, sipas një konference për shtyp nga Ministria e Çështjeve Civile.

VCG

VCG

Ministria dhe departamente të tjera kanë nxjerrë së bashku një udhëzues për pasurimin dhe përmirësimin e shërbimeve gjithëpërfshirëse të ofruara në nivel fshati, bën të ditur “Xinhua”.

Udhëzuesi specifikon përpjekjet për avancimin e standardizimit të klinikave të fshatrave dhe përmirësimin e shëndetit publik dhe shërbimeve bazë të kujdesit mjekësor; për të ndërtuar më tej sistemin e shërbimit mjekësor, punësimin dhe sistemin e shërbimit publik të sigurimeve shoqërore dhe për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve sociale në nivel fshati.

VCG

Udhëzuesi gjithashtu përshkruan përpjekjet për të optimizuar menaxhimin e çështjeve publike dhe bamirësisë në nivel fshati dhe udhëzon fshatarët dhe entitetet private për të zhvilluar më tej industrinë e shërbimeve rurale, që varion nga shitja me pakicë, hoteleria dhe hotelet deri te parukeria dhe mirëmbajtja. (Elona)

VCG

VCG