VCG

VCG

Ekspertët kenianë mendojnë se firmat e huaja në mbarë botën kanë treguar besim në tregun kinez. Studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare me bazë në Kenia, Cavince Adhere, në një intervistë për “Xinhua” tha se Ekspozita Ndërkombëtare të Produkteve të Konsumatorit në Kinë (CICPE), në Haikou, është dëshmi e vendosmërisë së Kinës për të qenë më proaktive në nxitjen e aktivitetit ekonomik global në sektorin e mallrave të konsumit. Sipas të dhënave zyrtare, ekspozita që mbahet deri më 30 korrik, ka tërhequr 1107 kompani jashtë shtetit dhe mbi 1600 marka nga 61 vende dhe rajone, si dhe mbi 1200 marka vendase. Ajo shfaq mbi 600 produkte të reja nga më shumë se 200 marka.

“Rifillimi i tregtisë së mallrave të konsumit do të luajë një rol të rëndësishëm në rimëkëmbjen ekonomike globale pasi do të nxisë aktivitetin në nivel të firmës, duke rritur kështu punësimin në mbarë botën”, -tha Adhere, duke shtuar se ekspozita ofron një platformë për të rritur besimin te konsumatorët dhe kompanitë.

VCG

VCG

VCG

VCG

Ekspozita vjen në një kohë kur ka pritshmëri të madhe nga konsumatorët në mbarë botën për një rikthim në normalitet mes Covid-19, vuri në dukje Adhere.

Duke iu referuar prioritizimit strategjik të platformave të tregtisë elektronike në ekspozitë, që lejon konsumatorët në mbarë botën të lidhen me tregjet burimore, ai tha se ndërsa ekspozita po zhvillohet në Kinë, konsumatorët në mbarë botën do të kenë një shans për të ndjekur aktivitetet në kohë reale përmes programeve të transmetimit të drejtpërdrejtë në internet.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh sfidat e aksesit të mallrave dhe produkteve industriale në sfondin e krizës së vazhdueshme globale shëndetësore”, -tha ai. (Elona)

VCG

VCG