VCG

VCG

Sektori i prodhimit të Kinës regjistroi rritje të investimeve në kërkim dhe zhvillim gjatë periudhës 2012-2021, sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Wang Wei nga ministria, në një konferencë për shtyp të martën tha se investimet në kërkim dhe zhvillim u rritën nga 0.85 për qind në vitin 2012 në 1.54 për qind në 2021-shin, citon “Xinhua”. Në vitin 2021, investimi në kërkim dhe zhvillim i ndërmarrjeve të specializuara dhe të sofistikuara të Kinës që prodhojnë produkte të reja dhe unike arritën në 10.3 për qind, sipas Wang.

VCG

VCG

Sektori i prodhimit po sheh gjithashtu një përmirësim në sistemin e tij të inovacionit. Gjithsej 23 qendra inovative në prodhim janë ngritur nga qeveria qendrore ose të bashkë-themeluara nga pushteti qendror dhe vendor.

Ndërmarrjet industriale me një qarkullim biznesi vjetor prej të paktën 20 milionë juanë (rreth 2.96 milionë dollarë amerikanë) panë rritjen e pjesës së të ardhurave të sjella nga produktet e reja në të ardhurat totale të biznesit nga 11,9 për qind në vitin 2012 në 22.4 për qind në 2021, sipas Wang. (Elona)

VCG

VCG