Foto:VCG

Foto:VCG

Vlera e shtuar e industrisë dytësore në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore u rrit 5 për qind në gjysmën e parë të këtij viti, kryesisht falë industrive të tilla si ajo e qymyrit, naftës e gazit natyror dhe produkteve minerare jometalike, bënë të ditur autoritetet vendore.

Hao Junqing, zëvendësdrejtor i zyrës rajonale të statistikave, njoftoi në një konferencë shtypi të martën se në janar-qershor vlera e shtuar e industrive të nxjerrjes e pastrimit të qymyrit, kërkimit të naftës e gazit dhe produkteve minerale jometalike u rrit përkatësisht me 33.2, 6.7 e 10.3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në gjysmën e parë të këtij viti, prodhimi i qymyrit të papërpunuar në Xinjiang arriti në 181.48 milion tonë, 28.8 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vjetshme, kurse prodhimi i naftës së papërpunuar arriti në 16.2 milion tonë, me një rritje 8.9 %.

Po në gjashtë muajt e parë të vitit, prodhimi i gazit natyror arriti në 20.98 miliardë metra kubë, duke u rritur 5.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021.