VCG

VCG

Prodhimi i drithit veror në rajonin autonom Xinjiang Uygur të Kinës veriperëndimore u rrit me 2.2 për qind nga viti në vit në mbi 6.55 milionë tonë këtë vit, sipas autoriteteve lokale.

Nga totali, prodhimi i grurit, një kulture bazë, ishte mbi 6.53 milionë tonë, me 2.1 për qind më shumë nga viti në vit, sipas të dhënave të publikuara nga zyra e statistikave të rajonit, përcjell “Xinhua”.

Sipërfaqja totale e të korrave verore në Xinjiang arriti gati 17.4 milionë mu (rreth 1.16 milionë hektarë) në vitin 2022.

VCG

VCG

Forcimi i menaxhimit në terren dhe kushteve të qëndrueshme klimaterike ndihmuan në sigurimin e korrjes së grurit të verës, tha Hao Junqing, zëvendësdrejtor i zyrës së statistikave. (Elona)

VCG

VCG