Foto: Fshatarë duke mbledhur shegë në qytezën Qira të kontesë Qira në prefekturën e Hotanit të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore, 1 tetor 2021. /Xinhua

Foto: Fshatarë duke mbledhur shegë në qytezën Qira të kontesë Qira në prefekturën e Hotanit të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore, 1 tetor 2021. /Xinhua

Mbi 900 grupe kineze kanë nënshkruar një letër ku i bëjnë thirrje Komisionares së Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, të publikojë një vlerësim të bazuar në atë që ajo ka "parë dhe dëgjuar" në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore gjatë vizitës së vet atje në maj.

Këto organizata, duke përfshirë institute studimi politikash dhe shoqata industriale me bazë në Xinjiang, thanë se janë të shqetësuara që vlerësimi i Bachelet-it për këtë rajon është nxjerrë tërësisht nga "akuzat e rreme të fabrikuara nga forcat antikineze dhe dëshmitë e rreme nga separatistët antikinezë jashtë vendit, duke u bërë jehonë gënjeshtrave më të mëdha të shekullit se në Xinjiang ekzistojnë të ashtuquajturit 'gjenocid, krime kundër njerëzimit, punë e detyruar, sterilizim i detyruar dhe shtypje fetare'".

Një vlerësim i tillë, thuhet në letër,“pasi të dalë, do të përdoret patjetër nga disa vende si një mjet politik për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës dhe për të frenuar zhvillimin e Kinës nën pretekstin e të drejtave të njeriut".

"Ne besojmë që e keni parë me sytë tuaj se Xinjiang-u gëzon një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, qëndrueshmëri shoqërore, përmirësim të jetesës së njerëzve, begati kulturore dhe harmoni fetare," shkruhet në këtë letër, duke i kërkuar Bachelet-it "të nxirrni një përfundim të bazuar në fakte dhe të paraqisni para bashkësisë ndërkombëtare atë që keni parë dhe dëgjuar në Xinjiang në mënyrë objektive dhe të drejtë."