Foto: Dixan Perez nga Kuba është një aktor që punon për "Discoveryland" të Dalian-it. /CGTN

Foto: Dixan Perez nga Kuba është një aktor që punon për "Discoveryland" të Dalian-it. /CGTN

Sektori i turizmit në Kinë po mëkëmbet, ndërsa shkollat janë mbyllur për pushimet verore. Ndërkohë, kanë rifilluar në një masë të madhe udhëtimet ndërmjet provincave dhe shumë destinacione turistike po hapen në kushtet e lehtësimit të kufizimeve të COVID-19.

Dixan Perez nga Kuba është një aktor që punon për "Discoveryland", një park argëtimi në qytetin Dalian në provincën Liaoning të Kinës Verilindore. Për njerëzit si ai që punojnë në sektorin e turizmit, dy vjetët e fundit kanë qenë të vështirë. Sa herë që ndodhte një shpërthim i COVID-19, ky park ishte në grupet e para të bizneseve që duhej të mbylleshin. Por me zbutjen e pandemisë në Verilindje të Kinës, puna e tij është sërish e ngarkuar. "Më në fund, mund të kemi një verë si tre vjet më parë, me shumë shfaqje, shumë argëtim, shumë turistë,” shprehet Dixan.

Foto: Dëshira për të dalë jashtë sinjalizon një pikë kthese në sektorin e turizmit të Kinës. /CGTN

Foto: Dëshira për të dalë jashtë sinjalizon një pikë kthese në sektorin e turizmit të Kinës. /CGTN

Sektori i turizmit i qytetit është përshtatur me masat e kontrollit të COVID-19. Vizitat në parqet tematike, udhëtimet afër dhe udhëtimet rrugore familjare janë bërë më të parapëlqyerat. Ekspertët parashikojnë se raporti i prenotimeve të hoteleve ndërprovinciale do të rritet në më shumë se 50 për qind në tërë vendin.