VCG

VCG

“Bujqësia është një ndërmarrje themelore”, me këtë thënie të lashtë, presidenti Xi Jinping theksoi rëndësinë e bujqësisë për një vend si Kina, përcjell “Xinhua”.

Kjo thënie u shfaq për herë të parë në “Diskurset mbi kripën dhe hekurin”, një libër i përpiluar në dinastinë Han perëndimore rreth dy mijë vjet më parë.

Duke cituar fjalët në vitin 2016, presidenti Xi tha që që Kina të shfaqet si një vend i fortë, sektori i saj bujqësor duhet të jetë i fortë. Kina duhet të ketë zona të bukura rurale për të qenë një vend i bukur dhe duhet të ketë fermerë të pasur për të qenë një vend i pasur, theksoi kreu i shtetit.

Ndër vite, presidenti Xi ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e punës në lidhje me bujqësinë, zonat rurale dhe banorët ruralë.

Në artikullin e tij të botuar në gazetën “Qiushi”, më 1 prill, presidenti Xi tha se zgjidhja e problemeve që lidhen me bujqësinë, zonat rurale dhe banorët ruralë duhet të jetë përparësia kryesore e punës së Partisë Komuniste të Kinës. Artikulli theksonte përpjekjet mobilizuese nga e gjithë partia dhe e gjithë shoqëria për të promovuar vitalizimin rural, për të nxitur bujqësinë me cilësi të lartë dhe me efikasitet të lartë, për t’i shndërruar zonat rurale në vende të këndshme për jetë dhe punë dhe për të krijuar një jetë të pasur dhe të begatë për banorët e fshatit. (Irma)