BBC-ja publikoi ditët e fundit një hetim, ku u zbuluan veprime të mundshme të "vrasjes pa dallim" nga ana e trupave britanike në Afganistan të të ndaluarve dhe civilëve të paarmatosur, madje edhe gjendja e "garës për të vrarë".

Ky nuk është një rast i vetëm. Sipas raportit "Brereton" të bërë nga Australia, nga viti 2005 deri në vitin 2016, trupat speciale australiane vranë 39 civilë të pafajshëm në Afganistan.

Për një kohë të gjatë, e ashtuquajtura Aleanca "Pesë Sytë", nën flamurin e "demokracisë", "të të drejtave të njeriut" etj., është përfshirë në veprime të ndërhyrjes së armatosur. Disa vende të aleancës kanë krijuar posaçërisht sistemin e përjashtimit nga përgjegjësia për të mbrojtur krimet në emër të ligjit. Britania miratoi "Aktin e veprimeve jashtë vendit" për të mbrojtur ushtarët që bëjnë krime jashtë vendit. ShBA-ja përdor "juridiksionin ekstraterritorial" për të mbrojtur ushtarët amerikanë dhe ushtron sanksione mbi zyrtarët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare që hetojnë krimet e luftës të trupave amerikane. (Fani)