Në maj, vizitova rajonin ishullor Bolama/Bijagos dhe ishujt Bolama dhe Bubaque në Guinea-Bissau, ku pashë disa rrënoja të arkitekturës që datojnë nga periudha koloniale.

Në atë kohë, vendet perëndimore kërkuan nga Shtetet e Bashkuara një arbitrazh në lidhje me statusin e ishullit Bolama dhe morën një vendim në favor të Portugalisë. Tashmë kjo gjë i mbetet historisë, por hegjemonizmi dhe unilateralizmi nuk janë kapërcyer ende në botën e sotme dhe politika e pushtetit dhe ekstremizmi vazhdojnë të ekzistojnë.

Ka vende që ndërhyjnë në punët e brendshme të vendeve të tjera me fuqinë dhe filozofinë e tyre të vlerave, si dhe ka vende që i konsiderojnë disa rajone si oborrin e tyre, duke e bërë gjithnjë e më të theksuar pasigurinë dhe paqëndrueshmërinë në situatën ndërkombëtare.

Propozimi i paraqitur nga Kina është ndërtimi i një komuniteti të së ardhmes së përbashkët për njerëzimin.

VCG

VCG

Ky komunitet, siç nënkupton termi, do të thotë se e ardhmja e të gjitha kombeve dhe e të gjitha vendeve është e ndërthurur ngushtë dhe kjo është arsyeja pse duhet të bashkohemi për të përballuar vështirësitë dhe për të ndarë lavditë e fatkeqësitë, në mënyrë që ta shndërrojmë planetin në një familje të madhe harmonike dhe të mundësohet një jetë e lumtur për të gjithë njerëzit në botë.

Presidenti Xi Jinping ka prezantuar vazhdimisht konceptin e një të ardhmeje të përbashkët për njerëzimin, në shumë evente të rëndësishme ndërkombëtare, duke propozuar ndërtimin e një të ardhmeje të pastër, të bukur, të hapur dhe gjithëpërfshirëse, një botë me paqe të qëndrueshme, siguri universale dhe prosperitet të përbashkët.

Me propozimin për të ndërtuar një botë më të mirë me paqe të qëndrueshme, siguri universale dhe prosperitet të përbashkët, Kina ofron një zgjidhje për botën dhe një mënyrë për të formuar një rend të ri ndërkombëtar.

Gjatë qindra viteve, zëvendësimi i fuqive të mëdha është realizuar përmes luftërave. Disa akademikë perëndimorë besojnë se kur pozita dominuese e fuqisë aktuale kërcënohet nga një vend në zhvillim, lufta do të jetë e pashmangshme.

Me këtë mendësi, vendet perëndimore janë të shqetësuara për zhvillimin e shpejtë të Kinës dhe e ashtuquajtura “teoria e kërcënimit të Kinës” qarkullon për më shumë se 20 vjet. Megjithatë, si ekonomia e dytë më e madhe në botë, Kina vazhdon t'i përmbahet Pesë Parimeve të Bashkëjetesës Paqësore, të cilat u prezantuan në vitet 1950.

Duke propozuar ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, Kina ka promovuar formimin e një rendi të ri ndërkombëtar nën drejtimin e qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Përveç kësaj, ajo ka shprehur dëshirën për zhvillimin e shoqërisë njerëzore përmes vlerave të përbashkëta të njerëzimit, që janë paqja, zhvillimi, barazia, drejtësia, demokracia dhe liria.

Sot, koncepti i ndërtimit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin vazhdon të zhvillohet. Në shtator të vitit të kaluar, presidenti kinez Xi propozoi Nismën e Zhvillimit Global në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar t'i kushtojë më shumë vëmendje çështjes së zhvillimit, të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillimin dhe të përshpejtojë zbatimin e Agjendës së Kombeve të Bashkuara 2030 për të Zhvillim të Qëndrueshëm.

Në prill, gjatë Forumit Boao për Azinë, presidenti Xi prezantoi Iniciativën e Sigurisë Globale, e cila në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe sistematike iu përgjigj pyetjes se për çfarë koncepti të sigurisë ka nevojë bota dhe se si vendet mund të arrijnë sigurinë e përbashkët.

Si nisma me rëndësi publike për botën të ofruara nga Kina, ato janë pikërisht praktika e gjallë e konceptit të komunitetit të së ardhmes së përbashkët për njerëzimin në fushat e zhvillimit dhe sigurisë, dhe ofrojnë mençuri kineze dhe një forcë shtytëse për përmirësim të qeverisjes globale.

Qeveria e Guinea-Bissau u ka dhënë mbështetje të fortë dy nismave globale, dhe si shumica e vendeve të tjera, ajo ka mbështetur Kinën disa herë në përfshirjen e konceptit të ndërtimit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin në rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Si partnerë të mirë, këto janë kontributet e përbashkëta të Kinës dhe Guinea-Bissau për paqen, zhvillimin dhe sigurinë botërore.

Vitin e kaluar, Kina dhe Guinea-Bissau nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në kuadër të Nismës “Një brez, një rrugë”. Si një platformë domethënëse për praktikën e ndërtimit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, nisma synon të ndajë me vendet e tjera mundësinë që ofron zhvillimi i Kinës, të zgjerojë së bashku hapësirën e zhvillimit dhe të përballet krah për krah me sfidat.

Kina është e gatshme të forcojë gjithnjë e më shumë bashkëpunimin me Guinea-Bissau në këtë platformë, për të realizuar një zhvillim të përbashkët. Pavarësisht sfidave dhe konflikteve që ekzistojnë ende në botë, Kina beson se kjo nuk e ka ndryshuar temën e epokës së paqes dhe zhvillimit, as synimin e të gjithë popujve për një jetë të lumtur dhe misionin historik të shoqërisë ndërkombëtare për të kapërcyer së bashku vështirësitë me të cilat përballen dhe ndajnë sukseset përmes bashkëpunimit fitues.

Promovimi i ndërtimit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin është objektivi i përgjithshëm i diplomacisë kineze në epokën e re.