Muzetë dhe institucionet më të mira kulturore të Kinës kanë ofruar 92 praktika për studentët e universitetit nga Hong Kongu dhe Makaos, në kuadër të një programi të gjatë shkëmbimi mes dy rajoneve administrative dhe Kinës kontinentale, bën të ditur “China Daily”.

Programi i shkëmbimit të këtij viti filloi më 18 korrik. Praktikat, të cilat do të mbulojnë restaurimin e relikteve kulturore, dizajnimin e produkteve kulturore dhe krijuese, planifikimin dhe promovimin e ekspozitave, si dhe menaxhimin kulturor dhe turistik, ofrohen nga 16 institucione me bazë në Pekin, duke përfshirë Muzeun e Pallatit, Muzeun Kombëtar të Kinës dhe Muzeun e Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë.

Praktikat njëmujore, të ofruara online dhe offline, do të ofrojnë leksione online, e-ture në muze të ndryshme dhe aktivitete të tjera për të pasuruar njohuritë e studentëve për trashëgiminë kulturore të këtyre muzeve.

Programi, i organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, filloi në vitin 2005. Mijëra studentëve nga dy rajonet e posaçme administrative u janë ofruar praktika dhe mundësi shkëmbimi në organizata të lidhura me kulturën dhe turizmin në qytete si Pekini dhe Shangai. (Elona)