Zëvendëskryeministrja kineze, Sun Chunlan, tha se protokollet e fundit të përgjigjes ndaj Covid-19 të vendit kërkojnë saktësi në dhënien e masave parandaluese dhe kontrolluese dhe rregullimin e zbrazëtirave në vend të lehtësimit të përgjigjes.

Deklarata e Sun u bë gjatë inspektimit të saj dyditor në provincën Hebei, për të kontrolluar masat e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë në krahinë.

Sun përsëriti në mënyrë të palëkundur respektimin e politikës dinamike të vendit me zero-Covid dhe theksoi reagimin e shpejtë për të trajtuar shpërthimet në kohën më të shkurtër dhe me kosto minimale për të siguruar që epidemia të jetë nën kontroll, ekonomia të stabilizohet dhe zhvillimi të jetë i sigurt, citon “Xinhua”.

Ajo vlerësoi Hebein për ruajtjen e nivelit zero të infeksioneve për një periudhë relativisht të gjatë kohore dhe u kërkoi autoriteteve lokale të mbeten vigjilente dhe të eliminojnë çdo shpërthim në nivel komuniteti në kohën e duhur. (Elona)