VCG

Kolegjet dhe universitetet kineze kanë marrë drejtimin në ndërtimin e mbi 60 për qind të laboratorëve kryesorë akademikë kombëtarë dhe më shumë se 30 për qind të qendrave kombëtare të kërkimit të teknologjisë inxhinierike gjatë dekadës së fundit.

Ministria e Arsimit, në një konferencë për shtyp, bëri të ditur se gjatë dhjetë viteve të fundit, kolegjet dhe universitetet kanë mbledhur mbi 40 për qind të akademikëve nga Akademia Kineze e Shkencave dhe Akademia Kineze e Inxhinierisë dhe gati 70 për qind të përfituesve të Fondit Kombëtar të Shkencës për Dijetarët e Rinj të Dalluar, bën të ditur “Xinhua”.

Midis viteve 2012-2021, numri i patentave të dhëna kolegjeve dhe universiteteve u rrit nga 69.000 në 308.000, tha Lei Chaozi, kreu i departamentit të shkencës dhe teknologjisë në ministri.

VCG

VCG

Gjatë 10 viteve të fundit, kolegjet dhe universitetet janë vlerësuar me çmimin e parë në 10 nga 11 raste për Çmimin Shtetëror të Shpikjes Teknologjike të Kinës dhe dy çmime speciale për Çmimin Shtetëror të Progresit Shkencor dhe Teknologjik, sipas ministrisë. (Elona)