VCG

VCG

Dy platformat kryesore të listimit në Kinë për ndërmarrjet inovative të vogla dhe të mesme raportuan rritje të qëndrueshme financimi në gjysmën e parë të këtij viti.

Vëllimi i financimit të Bursës së Pekinit dhe “National Equities Exchange and Quotations” (NEEQ) arriti në 15.519 miliardë juanë (rreth 2.30 miliardë dollarë amerikanë) në gjysmën e parë, 19.4 për qind më shumë nga viti në vit, sipas “Shanghai Securities News”, duke cituar të dhëna nga dy platformat, përcjell “Xinhua”.

Midis tyre, 2,802 miliardë juanë u mblodhën në oferta publike.

“NEEQ” u lançua në vitin 2013 dhe Bursa e Pekinit filloi tregtimin në vitin 2021. Të dyja platformat kërkojnë t'u ofrojnë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme kanale të reja financimi me kosto të ulëta dhe procedura të thjeshta listimi. (Elona)