Foto nga VCG

Të martën, kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh në videodialogun e sipërmarrësve globalë të Forumit Ekonomik Botëror se, me goditjen e pandemisë, u shtua shumë presioni i rënies së ekonomisë kineze dhe në prill, treguesit kryesorë ekonomikë të Kinës ranë shumë. Qeveria kineze mori një sërë masash për stabilizimin e ekonomisë dhe e vuri rritjen e qëndrueshme në një vend më të rëndësishëm. Si rezultat, në maj u ngadalësua prirja e rënies së treguesve kryesorë ekonomikë, teksa në qershor, ekonomia filloi të rritet dhe u ul dukshëm përqindja e papunësisë në qytet. PBB-ja në tremujorin e dytë u rrit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe PBB-ja në gjashtëmujorin e parë u shtua 2.5 %. Këto janë rezultate që nuk u arritën lehtë. Nga ana e përgjithshme, ekonomia kineze e ka përballuar trysninë e rënies duke realizuar rritjen, por baza nuk është shumë e fortë dhe nevojitet ende shumë punë.

Li Keqiang-u shtoi se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ekonomia kineze mundi të realizojë rritjen. Ky rezultat erdhi kryesisht nga stabilizimi i tregut, i punësimit e i çmimeve dhe mbrojtja e jetesës së popullit. (Fani/Artan)