Foto nga VCG

Ditët e fundit, Departamenti amerikan i Shtetit i paraqiti Kongresit raportin mbi “Ligjin për parandalimin e gjenocidit dhe të mizorive ‘Elie Wiesel’” për vitin 2022 dhe publikoi për herë të parë në historinë amerikane Strategjinë e Parashikimit, Parandalimit dhe Trajtimit të Mizorive, ku lidhet përsëri "gjenocidi" dhe "puna e detyruar" me Xinjiang-un e Kinës.

I ashtuquajturi raport për vitin 2022 i Departamentit amerikan të Shtetit, së bashku me "Projektligjin për parandalimin e punës së detyruar të ujgurëve" që hyri në fuqi më 21 qershor, i përdorin të drejtat e njeriut si armë dhe synojnë ta heqin Xinjing-un nga zinxhiri industrial global, duke krijuar faktorë të paqëndrueshëm në këtë rajon për të penguar zhvillimin e Kinës.

Në fakt, asnjë veprim i palës amerikane nuk mund ta njollosë Xinjiang-un e Kinës, sepse bashkësia ndërkombëtare ka parë një Xinjiang të sigurt, të pasur e në zhvillim dhe të ashtuquajturit "gjenocid" dhe "punë e detyruar" nuk kanë asnjë lidhje me këtë rajon.

Tani është sezoni veror turistik në Kinë dhe Xinjiang-u është një nga destinacionet më tërheqëse për t’u vizituar. Gjatë festës të Kurban Bajramit të sapopërfunduar, Xinjiang priti gjithsej 8 milionë e 857 mijë e 800 turistë, 9.84% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave, nga viti 2016 deri vjet, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të Xinjiang-ut u shtua nga 139.8 miliardë juanë në 156.9 miliardë juanë, dhe partnerët tregtarë të Xinjiang-ut janë mbi 170 vende e rajone të botës. Në 5-mujorin e parë të këtij viti, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të Xinjiang-ut arriti në 67 miliardë e 410 milionë juanë, duke u shtuar 30.9 %.

Zhvillimi ekonomik ka shtuar punësimin. Në 5-mujorin e parë të këtij viti, në qytetet e Xinjiang-ut u krijuan 263 mijë vende të reja pune. Në sfondin e rënies së ekonomisë globale, ky rezultat është vlerësuar prej bashkësisë ndërkombëtare. (Fani/Artan)