Takimi virtual midis kryeministrit kinez Li Keqiang dhe kryetarit të Forumit Ekonomik Botëror Klaus Shvab(Foto:Xinhua)

Takimi virtual midis kryeministrit kinez Li Keqiang dhe kryetarit të Forumit Ekonomik Botëror Klaus Shvab(Foto:Xinhua)

Kina do të vazhdojë të këmbëngulë në politikën bazë të hapjes ndaj botës së jashtme dhe do të shtojë dialogun e komunikimin me palët e ndryshme për të krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë, u shpreh të martën kryeministri i Kinës Li Keqiang gjatë një takimi virtual me kryetarin e Forumit Ekonomik Botëror Klaus Shvab.

Kreu i qeverisë kineze shtoi më tej se thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kinës dhe Forumit Ekonomik Botëror do të ndihmojë në dërgimin e mesazheve pozitive për rritjen ekonomike dhe përmirësimin e jetesës së njerëzve.(Zhang Yan/Artan)