VCG

VCG

Aeroporti Ndërkombëtar “Pudong” i Shangait ka regjistruar rritje të qëndrueshme në ngarkesat e importit dhe eksportit që nga qershori, sipas autoriteteve lokale doganore.

Ndërkohë kapaciteti i grumbullimit dhe shpërndarjes së ngarkesave është rikthyer në normalitet qëkur u frenua një rigjallërim lokal i Covid-19, bën të ditur “Xinhua”.

Në qershor, aeroporti trajtoi 6250 aeroplanë mallrash në hyrje dhe në dalje, duke u rritur 145 për qind nga prilli dhe 40.7 për qind nga maji, tregojnë statistikat e doganave.

VCG

VCG

Vlera totale e importeve dhe eksporteve në aeroport në qershor ishte 176.79 miliardë juanë (rreth 26 miliardë dollarë amerikanë), 6.4 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Qëkur raundi i fundit i epidemisë shpërtheu në Shangai këtë pranverë, Dogana në aeroportin “Pudong” ka marrë një sërë masash lehtësuese, si hapja e kanaleve të gjelbra për mallra specifike, për të përmirësuar efikasitetin në zhdoganim. (Elona)