VCG

VCG

Observatori kombëtar i Kinës të dielën vazhdoi të lëshojë një alarm të verdhë për temperaturat e larta pasi valët intensive të të nxehtit vazhdojnë në shumë rajone të vendit, njoftoi “Xinhua”.

Në disa pjesë të Xinjiang, Shaanxi, Shanxi, Hebei, Pekin, Hubei dhe zona të tjera temperaturat arritën në mbi 35 gradë celsius, njoftoi Qendra Kombëtare e Meteorologjisë. Në disa zona shkoi deri në 40 gradë.

Qendra këshilloi njerëzit mos të ndërmerrnin aktivitete në natyrë gjatë pikut të temperaturave dhe u sugjeroi punëtorëve të ekspozuar ndaj temperaturave të larta ose që duhet të punojnë për një kohë të gjatë jashtë, të marrin masat e nevojshme mbrojtëse.

VCG

VCG

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit të koduar me ngjyra me katër nivele, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Fatosi)