“Studimi i historisë ndriçon rrugën drejt qeverisjes së mirë”. Presidenti kinez Xi Jinping citoi këtë thënie të lashtë në një artikull të botuar të shtunën për të theksuar rëndësinë e studimit të historisë, shkruan “Xinhua”.

Zeng Gong /CFP

Zeng Gong /CFP

Fjala e urtë u shkruan nga Zeng Gong, një mjeshtër letrar në dinastinë Song të Veriut (960-1127), për të shpjeguar se si historiografia e shkëlqyer mund të ofrojë udhëzime për qeverisjen e mirë.

Që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës, Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, ka nënvizuar në raste të ndryshme nevojën për të respektuar historinë dhe studiuar historinë, për të nxitur perspektivën historike dhe vazhdimin e kulturës së shkëlqyer tradicionale kineze.

Në artikullin e botuar në numrin e 14-të të këtij viti të gazetës “Qiushi”, presidenti Xi bëri thirrje për përpjekje për të avancuar kërkimin e historisë së qytetërimit kinez dhe për të zhvilluar një ndërgjegjësim më të mprehtë për historinë duke ndërtuar besimin kulturor.

Në artikull thuhet: “Qytetërimi kinez është i gjerë dhe i thellë, dhe ka një histori të gjatë që shtrihet në antikitet. Është identiteti kulturor i kombit kinez, themeli i kulturës bashkëkohore kineze, lidhja kulturore që mban së bashku të gjithë kinezët në mbarë globin dhe thesari frymëzues i inovacionit kulturor”. (Fatosi)