Foto nga VCG

Shkalla e papunësisë urbane e anketuar e Kinës u ul në 5.5 për qind në qershor, nga 5.9 për qind në maj, treguan të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave, citon “Xinhua”.

Në gjysmën e parë të vitit, shkalla e papunësisë urbane e anketuar në vend ishte 5.7 për qind, me gjithsej 6.54 milionë vende të reja pune urbane të krijuara gjatë kësaj periudhe.

Sipas të dhënave, shkalla e papunësisë së anketuar mes moshave 25 dhe 59 vjeç, pjesa më e madhe e tregut të punës, ishte 4.5 për qind në qershor.

Shkalla e papunësisë e anketuar në 31 qytete të mëdha arriti në 5.8 për qind në qershor, 1.1 pikë përqindje më poshtë nga maji.

Shkalla e papunësisë urbane e anketuar është llogaritur bazuar në numrin e të papunëve që kanë marrë pjesë në anketën e punësimit në zonat urbane, duke përfshirë punëtorët migrues në qytete. (Irma)