Foto nga VCG

Ekspozita e 19-të Ndërkombëtare e Automjeteve në Kinë u hap të premten në Changchun, kryeqendra e provincës Jilin të Kinës verilindore, përcjell “Xinhua”.

Duke mbuluar një sipërfaqe prej 200.000 metrash katrorë, ekspozita ka nëntë salla ekspozite të brendshme dhe katër zona ekspozimi në natyrë.

Deri më tani, në ekspozitë janë regjistruar gjithsej 155 marka automobilistike vendase dhe të huaja dhe 128 ndërmarrje.

Më shumë se 10 marka automjetesh me energji të re do të shfaqin modelet e tyre, duke përfshirë BYD dhe SAIC Audi.

Qeveria komunale Changchun do të investojë 40 milionë juanë (rreth 5.9 milionë dollarë amerikanë) për të subvencionuar blerjet e makinave nga konsumatorët individualë.

Me rreth 310 milionë makina në pronësi të banorëve, Kina është tregu më i madh i automjeteve në botë.

Në vitin 2021, shitjet me pakicë të automjeteve dhe produkteve që lidhen me to përbënin 9.9 për qind të shitjeve me pakicë të mallrave të konsumit social. (Irma)