Foto nga VCG

Një qendër ndërkombëtare e kultivimit bujqësor do të ngrihet në provincën e Kinës jugore, Hainan, për t’i bërë ballë sfidës globale të ndryshimeve klimaterike dhe për të garantuar sigurinë ushqimore, bën të ditur Akademia Kineze e Shkencave Bujqësore (CAAS), citon “Xinhua”.

CAAS, Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Orizit dhe Qendra Ndërkombëtare e Përmirësimit të Misrit dhe Grurit nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për ta krijuar qendrën në një park shkencor dhe teknologjik në qytetin Sanya, provinca Hainan.

Wu Kongming, president i CAAS, tha se bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë i favorshëm për eksplorimin dhe përdorimin e burimeve të mikroplazmës së organizatave kërkimore, kërkimin e mbarështimit biologjik, trajnimin teknik dhe inovacionin e industrisë globale të farës.

Duke përdorur politikën e portit të tregtisë së lirë të Hainan dhe avantazhet e Sanya në fushën bujqësore, qendra ndërkombëtare do të integrojë burimet e kërkimit të kultivimit bujqësor, do të krijojë një sistem të ri në këtë drejtim dhe do të promovojë inovacionin e kërkimit shkencor, për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë dhe ekologjisë, sipas CAAS.

Një laborator kyç për inovacionin dhe përdorimin e gjeneve u lançua gjithashtu në parkun e shkencës dhe teknologjisë nga Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale. Ai pritet të përmirësojë aftësinë origjinale të inovacionit të industrisë së farës biologjike dhe do të sigurojë një garanci solide për industrinë kombëtare të farave dhe sigurinë ushqimore. (Irma)