Foto nga VCG

Çmimet e shtëpive në 70 qytete të mëdha dhe të mesme në Kinë shfaqën një prirje përgjithësisht të qëndrueshme në qershor, njoftoi Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS), citon “Xinhua”.

Në qershor, 31 nga 70 qytete panë një rritje nga muaji në muaj në çmimet e shitjeve të shtëpive të reja, treguan të dhënat nga NBS.

Në katër qytete të nivelit të parë, Pekini, Shangai, Shenzhen dhe Guangzhou, çmimet e shtëpive të reja u rritën me 0.5 për qind në qershor, me një rritje me 0.1 pikë përqindje nga maji.

Çmimet e reja të shtëpive në 31 qytete të nivelit të dytë ndryshuan rënien nga muaji në muaj në maj për të regjistruar një rritje prej 0.1 për qind, ndërsa 35 qytete të nivelit të tretë patën rënie prej 0.3 për qind, i njëjti nivel me atë në maj.

Çmimet e rishitjes së shtëpive në katër qytetet e nivelit të parë u rritën 0.1 për qind në qershor. Qytetet e nivelit të dytë dhe të tretë patën rritje të çmimeve të rishitjes së shtëpive me 0.1 për qind dhe 0.3 për qind në bazë mujore, respektivisht.

Në baza vjetore, çmimet e shtëpive të reja në katër qytetet e nivelit të parë u rritën 3.3 për qind në qershor, 0.2 pikë përqindje më poshtë nga rritja në muajin e kaluar, ndërsa çmimet e rishitjes së shtëpive u rritën me 1.1 për qind, 0.6 pikë përqindje më poshtë nga muaj më parë. (Irma)