Foto nga VCG

Dega e Shangait e prodhuesit amerikan të automjeteve “Tesla” më shumë se dyfishoi eksportet e veturave në gjysmën e parë të vitit, pavarësisht ringjalljes së Covid-19 në qytetin kinez, bën të ditur “Xinhua”.

Fabrika eksportoi 97.182 automjete në periudhën janar-qershor, krahasuar me 41.770 njësi që eksportoi në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi “Tesla China”.


Lexoni më shumë>>>

BYD zbret Tesla-n nga froni


“Tesla” ka filluar të pranojë porosi dhe në qershor filloi dërgesat e Modelit Y të prodhuar në Kinë në tregjet e Azisë-Paqësorit si Japonia, Australia, Zelanda e Re dhe Singapori, duke nxitur kërkesën për eksportet e automjeteve, njoftoi kompania.

Pas nisjes së prodhimit në fabrikë, në vazhdën e ringjalljes së Covid, “Gigafactory Shangai” theu rekordet e shitjes së vendosura përpara rigjallërimit këtë vit.

“Tesla” pati një rekord të lartë prej 77.938 automjetesh në Kinë në qershor, 177 për qind më shumë nga viti në vit. Fabrika e saj në Shangai prodhoi rreth 300.000 automjete në gjysmën e parë të këtij viti. (Irma)