Foto nga VCG

Investimi i aseteve fikse të Kinës pa një rritje të qëndrueshme në gjysmën e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS), citon “Xinhua”.

Sipas raportit, investimet e aktiveve fikse u rritën me 6.1 për qind nga një vit më parë në 27.14 trilionë juanë (rreth 4.02 trilionë dollarë amerikanë) në gjysmën e parë. Rritja u ngadalësua nga një rritje prej 6.2 për qind e regjistruar në pesë muajt e parë.

Në qershor, investimet në aktive fikse u rritën me 0.95 për qind nga një muaj më parë. Nga janari në qershor, investimet e aseteve fikse nga sektori privat u rritën 3.5 për qind nga një vit më parë në 15.31 trilion juanë. Investimet në infrastrukturë dhe në prodhimtari u rritën përkatësisht me 7.1 për qind dhe 10.4 për qind nga viti në vit. Investimet në zhvillimin e pronave ranë 5.4 për qind nga viti në vit në gjysmën e parë në 6.83 trilion juanë, treguan të dhënat e NBS. Investimet në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve të teknologjisë së lartë mbajtën vrullin e rritjes, duke u rritur me 23.8 për qind dhe 12.6 për qind nga viti në vit.

Sipas NBS, në tremujorin e dytë, investimet në aktive fikse u rritën me 4.2 për qind nga viti në vit. (Irma)